KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Save the children”: 1.2 miliardë fëmijë në botë janë në rrezik

“Save the children”: 1.2 miliardë fëmijë në botë janë në rrezik

Më shumë se gjysma e fëmijëve në botë janë në rrezik për shkak të varfërisë, konflikteve dhe diskriminimit ndaj vajzave”, shkruan një raport nga Save the Children. Më shumë se 1.2 miliardë fëmijë përballen me këto kërcënime dhe 153 milionë prej tyre përballen me të gjitha. Ndërsa situata globale është përmirësuar krahasuar me vitin e kaluar, raporti tregon se progresi nuk është i shpejtë. Raporti është publikuar përpara Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, që është më 1 qershor. Indeksi i ‘Save the Children’ ka treguar se një miliard fëmijë jetojnë në vende të varfra, rreth 240 milionë në vendet e prekura nga konflikti dhe 575 milionë vajza jetojnë në vendet ku diskriminimi ndaj grave është i zakonshëm. “Për shkak të kujt janë dhe vendit ku jetojnë, këta fëmijë rrezikojnë të humbasin fëmijërinë e tyre dhe potenciali i ardhshëm”, thotë raporti. Situata për fëmijët është përmirësuar në 95 nga 175 vendet e prekura, por u përkeqësua në rreth 40 vende të tjera. Vendet renditen sipas sistemit të rezultateve bazuar në faktin se sa fëmijë në çdo vend përballen me vdekje, kequshqyerje, mungesë arsimi dhe duke qenë të detyruar për tu martuar, për të bërë fëmijë apo për të punuar. Singapori dhe Sllovenia janë ato që ndodhen në krye të klasifikimit, para vendeve nordike . Në ekstremin tjetër gjenden dhjetë vende të Afrikës Qendrore dhe Perëndimorë, ku edhe Nigeria që është në vendin e 175-të.

Sicred