KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sattler: Partitë të dialogojnë dhe të marrin pjesë në zgjedhje

Sattler: Partitë të dialogojnë dhe të marrin pjesë në zgjedhje

Ndërsa ambasadorja gjermane deklaroi një ditë më parë se më e rëndësishme është që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen në kohën e duhur me përfshirjen e partive që dëshirojnë të marrin pjesë në to, për Ambasadorin austriak në vendin tonë Johann Satler e rëndësishme është që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje. Nga Shkodra, Ambasadori Sattler nxiti partitë politike shqiptare që përmes dialogut të zgjidhin ngërcin politik ku ndodhet aktualisht vendi, dhe të marrin pjesë në proçesin e ardhshëm zgjedhor. “Po hyjmë në një vit zgjedhor, i cili është i tillë jo vetëm në Shqipëri, por në Shqipëri është paksa më i vështirë sa vitet e tjera. Gjëja e rëndësishme është që njerëzit dhe partitë të ulen bashkë dhe të dialogojnë. Dialogu është esenca e demokracisë” tha Johann Sattler. Sattler nuk la pa përmendur edhe zhvillimet e ditëve të fundit, ku vlerësoi ftesat për dialog që dy kahet politike i kanë bërë njëra-tjetres. Sattler theksoi më tej se “gjatë ditëve të fundit kemi parë zhvillime të mira. Kam dëgjuar ftesa për dialog, siç kam dëgjuar gjithashtu edhe pranime ftesash për dialog. Mendoj se po shkohet në drejtimin e duhur. Jam shumë i bindur se në fund do të kemi një proçes zgjedhor gjithëpërfshirës”. Sipas ambasadorit austriak, zgjedhjet janë edhe mjeti më i rëndësishëm i demokracisë. Ambasadori Gjerman i bëri këto komente gjatë një vizite në shkollën austriake të Shkodres, e cila prej 10 vitesh ka hapur dyert për nxënësit e qytetit veriperëndimor.

Sicred