KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sarkozi do të shkojë në gjyq
Sarkozi do të shkojë në gjyq

Sarkozi do të shkojë në gjyq

Ish presidenti francez Nikolas Sarkozi do të gjykohet për korrupsion dhe për keqpërdorim të ndikimit të tij. Rasti bazohet në disa telefonata të përgjuara në vitin 2014, të cilat tregojnë se zoti Sarkozi ishte përpjekur të ndikonte një gjykatës I cili po shqyrtonte dyshimet për financimin e paligjshëm të fushatës së 2007-ës të ish presidentit francez. Për rastin në fjalë. Zoti Sarkozi raportohet të ketë kontaktuar me një magjistrat të lartë të gjykatës së kasacionit, e cila është edhe shkalla më e lartë e gjyqësorit në Francë. Zoti Sarkozi akuzohet se dy vjet pasi la detyrën ka telefonuar gjykatësin e kasacionit duke i ofruar që të përdorte ndikimin e tij për të siguruar një rol prestigjoz të gjykatësit në Monako. Kjo në këmbim të informacioneve mbi cështjen e marrjes së fondeve për financimin e fushatës së tij nga trashëgimtarja e L’orealit. Akuzat ndaj zotit Sarkozi në lidhje me këtë cështje u rrëzuan në atë kohë. Gjykatësi në fjalë dhe avokati i zotit Sarkozi janë urdhëruar që edhe ata të paraqiten në gjyq. Këta të fundit kanë mohuar se kanë shkelur ligjin. Ekipi i zotit Sarkozi u shpreh se ish-presidenti do ta apelojë vendimin. Ndërkohë, në një cështje tjetër, ish-presidenti francez akuzohet se ka marrë financime për fushatën e tij nga ish lideri i Libisë Muamar Gadafi. Sarkozi i mohon këto akuza, duke pretenduar se libianët që e akuzojnë kërkojnë të marrin hak për vendimin që ai pati marrë në vitin 2011 për të dërguar avion luftarakë francezë në atë vend. Ish-presidenti francz gjithashtu po përballet me procedim penal mbi pretendimet se ai ishte angazhuar në një mashtrim financiar për fshehjen e tejkalimit të kufirit të shpenzimeve të fushatës së tij në vitin 2012.

Sicred