KRYEFAQJA » LAJME » Sarandë, tre të plagosur me armë zjarri
Sarandë, tre të plagosur me armë zjarri

Sarandë, tre të plagosur me armë zjarri

Tre persona janë plagosur me armë zjarri në Sarandë, njoftojnë burime nga ky qytet. Sipas tyre ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.00 në bulevardin e qytetit para një lokali ku janë dëgjuar 10 të shtëna. Dy prej të plagosurve në gjendje të rëndë janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ende nuk është e qartë se cila ka qenë dinamika e ngjarjes. Policia e Shtetit ende nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen e cila e ka tronditur banorët dhe pushuesit e qytetit jugor.

Sicred