KRYEFAQJA » LAJME » Sarandë, maskat grabisin 16 mijë lekë në dy karburante
Sarandë, maskat grabisin 16 mijë lekë në dy karburante

Sarandë, maskat grabisin 16 mijë lekë në dy karburante

Saranda është tronditur të enjten në mëngjes nga një ngjarje e rëndë. Sipas policisë persona të maskuar dhe ende të paidentifikuar kanë grabitur nën kërcënimin e armëve të zjarrit xhiron ditore në dy pika karburanti. Gjithnjë sipas policisë shuma e grabitur është 16.000 lekë të reja. Ajo ka ngritur pika kontrolli reth qytetit për të kapur autorët. Një vit më parë qyteti bregdetar u trondit nga vrasja e një rojeje karburanti. Autori i cili tashmë vuan dënimin e kreu krimin vetëm për 60 mijë lekë.

Sicred