KRYEFAQJA » LAJME » Sarandë, arrestohet një shtetas nga Ukraina. Akuzohet për vjedhje në disa hotele
Përleshje me thikë në një shkollë në Sarandë

Sarandë, arrestohet një shtetas nga Ukraina. Akuzohet për vjedhje në disa hotele

Nje shtetas nga Ukraina u arrestua nga Policia, pasi akuzohet si autor i disa vjedhjeve në një hotel në Sarandë. Mësohet se ukrainasi u grabiste pushuesve vlera të mëdha monetare ndërsa pas ngjarjeve ka tentuar të largohet nga kufiri shtetëror. Policia ka arritur të bëjnë të mundur kapjen në kohë dhe ndalimin, në Aeroportin e Rinasit ku ka qënë duke u larguar nga Shqipëria shtetasin Oleg Koval, 43 vjeç, banues në Ukrain”. Ndalimi i tij është bërë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 10.08.2017, në një hotel në Lagjen ”Nr.1” , ku i ka vjedhur shtetasit I.P., 40 vjeç, banues në Sarandë, një shumë parash prej 8300 euro. Gjithashtu këtij shtetasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia janë gjetur 32 prerje 50 euro, të cilat u sekuestruan ne cilesin e proves materiale.

Sicred