KRYEFAQJA » LAJME » Saranda vishet me dëborë
Saranda vishet me dëborë

Saranda vishet me dëborë

Për të dytën ditë me rradhë Saranda, qyteti më jugor i Shqipërisë, ka provuar dëborën e munguar prej dekadash. Të mërkurën në mëngjes trashësia ka arritur në 10 centimetra. Shtabi i Emergjencave Civile në qytet e përshkruan situatën e si jo vetëm të rrallë, por edhe të vështirë. Rrugët e brendshme janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Për vetë klimën e veçantë, dimrin e butë dhe verën e nxehtë, Saranda nuk ka shërbim pë pastrimin nga dëbora. Në mungesë të një borë pastrueseje rrugët e qytetit po pastrohen nga autobotët me ujë deti. Autoritetet lokale po marrin masa tu vijnë ndihmë familjeve në nevojë. 71 familjeve që jetojnë në kushte të veshtira në disa zona banimi në qytetin e Sarandës, Ksamilit etj, u janë ofruar paketa ndihme në ushqime, ujë, batanije dhe dru zjarri për ngrohje.
Në vështirësi është vënë edhe komunikimi me qytete të tjera. Qafa e Muzinës që e lidh me Gjirokstrën dhe Pikën Kufitare të Kakavijes kalohet me vështirësi për shkak të dëborës dhe akullit. Edhe fshatrat e Rivierës kanë provuar ftohtësinë e dëborës. Me vështirësi kalohet edhe në Qafën e Llogorasë në drejtim të Vlorës.

Sicred