KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Saranda çel sezonin e ri turistik veror

Saranda çel sezonin e ri turistik veror

Saranda është gati të presë pushuesit e verës. Çelja zyrtare e këtij sezoni u prezantua në një mënyrë krejtë të veçantë përmes itineraresh turistike e panairesh dhe në praninë e 2 500 turistive te ardhur enkas nga Holanda.
“Është hera e parë që jam këtu. Është shumë këndshëm. Të gjithë janë të dashur. Do kthehem sërish nëse do ketë organizime të tjera nga Holanda, sepse unë nuk e flas shqipen dhe do e kem të nevojshme guidën” thotë një prej tyre.
“Është një vend turistik. Dua të shkoj tek Parku Kombëtar i Butrintit. Mendoj se do jetë i këndshëm. Besoj se do kthehem për pushime më të gjata” shton një tjetër turist nga Hollanda.
Itineraret turistike dhe panairet, ishin mënyra që bashkia kishte zjedhur për të prezantuar resurset e këtij qyteti, që qëndron në krye të qyteteve të lakmuara për plazh dhe turizëm kulturor e historik.
Turizmi në Sarandë dhe zonat rreth saj duket se ka ringjallur edhe zanatin e artizanit. Disa artizanë shprehen të kënaqur që punimet e tyre në sezonin e verës kërkohen me shumicë.
Saranda është qyteti bregdetar me jugor i Shqipërisë. Natyra e bukur që të ofron deti Jon, i jep një frymarrje të thellë qytetit kodrinor. Ndërsa vetëm 15 km larg, është Butrinti pasuri arkeologjike e UNESCO-s. Këtyre pasurive u shtohet dhe mikpritja e kulinaria, ndaj dhe kushdo që merr këtë informacion, nuk i reziston dot tundimit për ta vizituar këtë qytet, apo për ta zgjedhur si destinacion pushimesh.

Sicred