KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Sarah, romani i Alfred Pezës
Alfred-peza, libri, Sarah, romani i Alfred Pezës

Sarah, romani i Alfred Pezës

Sarah Blloshmi, është personazhi që na zbulon një dimension të ri të publicistit dhe politikanit Alfred Peza, atë të romancierit. Ka lënë pas sfidat e një viti të vështirë siç e quan ai dhe kohën ia ka dedikuar një personazhi atipik si Sarah e cila është bërë motorri i historisë së romanit të tij të parë. Publicistë, politikanë dhe gazetarë ishin të pranishëm në promovimin e romanit Sarah. Romani me një sfond historik dhe personazh real na njeh me historinë e rrallë te gruas më të mistershme e të përfolur, Sara Blloshmit gruas që sfidoi hapur mentalitetin e zymte islamik në vitin 1925. Peza në gjurmim të jetës së saj, identifikon Shqipërinë mes dy luftërave botërore, atë të Lindjes dhe Perëndimit; duke e konsideruar një roman emancipues, dy personazhet e tij realë: Sara Blloshmi dhe Ahmet Zogu, “flasin” për gra të lira dhe burra të vërtetë.

Sicred