KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Santos, mjeku brazilian që bën mrekulli
Santos, mjeku brazilian që bën mrekulli

Santos, mjeku brazilian që bën mrekulli

Ishte Liga e Kampioneve e vitit 2015, Paris Sën Zhermen, para çerekfinales kundër Barcelonës, merr lajmin e keq se mbrojtësi i qendërs, David Luiz u dëmtua dhe do të qëndronte jashtë fushave për disa javë. Futbollisti brazilian kontakton me një shokun e tij mjek nga Brazili, Eduardo Santos, i cili punonte në skuadrën e Zenitit në San Petersburg. Luiz niset për në Rusi dhe pas ndërhyrjes së Santos, habit të gjithë kur rikthehet në fushë vetëm pas disa ditësh, për të luajtur. PSG u mund 5-1, por Santos u quajt “mjek i mrekullisë” në mediat franceze. Santos, 38 vjeç, tani është kreu i departamentit mjekësor në Shanghai, në Super Ligën kineze. Ai ka ndimuar shumë futbollistë me emër në botë që të kthehen në fushë më shpejt pas dëmtiemve. Yjet që kërkuan ndihmën e tij janë: portieri i Watford Gomes; Mangala i Manchester Cityt, Demeble i Tottenham e Falcao i Monakos. “Ajo që bëj unë nuk është një mrekulli,” tha Santos në qendrën e trajnimit në Shangai. – “Unë bëj shkencën, dhe rezultatet kanë qenë të mira”. Por rezultatet spektakolare të Santos kanë sjellë dyshime tek disa mjekë profesionistë në Evropë. “Unë jam një shkencëtar dhe e bazoj punën time në atë që është publikuar”, tha doktor francez Jean-Pierre de Mondenard për revistën France Football. “Nëse Santos dëshiron të largojë çdo dyshim, ai duhet të zbardhë të gjithë misterin, sepse kur ka mister, ekziston dyshimi”. Këtyre hamendësimeve Santos I përgjigjet me rastin e futbollistit Hulk. “Në atë kohë Hulk po dëmtohej shumë. Vërtet ai është një lojtar shumë I fortë por kishte një problem. Muskujt e përparmë në kofshë I kishte shumë të fortë ndërsa pjesën afër tendinës shumë të dobët. Çfarë bëmë ne? Filluam me balancimin e muskujve të tij, gjetëm problemin, e më pas bëmë programin e rehabilitimit. Dhe ai nuk pati më probleme” – tha Santos. Pas këtij trajtimi Hulk u largua nga Zenit në 2016 për në Kinë për një shifër prej 1 milion euro. Santos ka në ekipin e tij 8 mjekë të tjerë dhe të gjithë janë kinezë. Me qëllim që të mësonte trajtime të reja prej tyre. Mjeku brazilian tha se ka refuzuar ofertat për të punuar në klubet e mëdha evropiane, sepse në Kinë ka më shumë liri. Sipas tij në disa skuadra të mëdha evropiane nuk i është kushtuar mjaft rëndësi anës mjekësore. “Për mua është shumë, shumë e çuditshme – tha ai se pse nuk investojnë para në ekipin mjekësor, por vetëm për të blerë makinat më të mira në botë. Për mua ata duhet të investojnë në njerëzit që punojnë atje”.

Sicred