KRYEFAQJA » LAJME » San Marino së shpejti me ambasadë në Tiranë
San Marino së shpejti me ambasadë në Tiranë

San Marino së shpejti me ambasadë në Tiranë

San Marino synon të hapi së shpejti ambasadën e saj në Tiranë. Kjo u bë e ditur gjatë takimit mes presidentit Ilir Meta me ambasadorin e Republikës së San Marinos në Tiranë. Hapja e Ambasadës do të jetë ngjarje e rëndësishme, që do të kontribuojë për t’i kthyer simpatitë reciproke në bashkëpunime konkrete ekonomike e kulturore, tha presidenti Meta.  Ai vlerësoi mundësitë që ekzistojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në fushat e arsimit, të shëndetësisë, turizmit, si dhe shprehu besimin për rritjen e pranisë së investitorëve sanmarinezë në Shqipëri.
Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi dhe përshëndeti rolin dhe mbështetjen që San Marino i ka dhënë pavarësisë së Kosovës. Ambasadori Della Balda i dorëzoi Presidentit Meta një mesazh të Kapitenëve Regjentë të San Marinos, së bashku me ftesën për një vizite zyrtare të Kreut të Shtetit në Republikën e San Marinos. Presidenti Meta e priti me kënaqësi ftesën.

Sicred