KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sampaoli: Duam të tregojmë forcën në Rusi

Sampaoli: Duam të tregojmë forcën në Rusi

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, golashënuesi mi i mirë në Itali këtë sezon, nuk do të jetë pjesë e Argjentinës në Botërorin e Rusisë. Emri i tij nuk është në listën e futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Jorge Sampaoli. Megjithë performancën në Serinë A, Icardi nuk e ka bidur trajnerin e Argjentinës për ta marrë në Rusi.
Dy herë kampionia e botës, Argjentina, do t’i besojë yllit të saj në sulm, Lionel Mesit, nga i cili pret ta frymëzojë skuadrën drejt fitimit të trofeut. Përveç 5 herë fituesit të topit të artë, në sulm do të jenë edhe Dibala e Higuan të Juventusit, Aguero i Mançester Sitit dhe Pavon i Boca Junior. “Qëllimi ynë është që të bëjmë një paraqitje sa më të mirë në boëror. Do të jemi shumë konkurrues, sidomos në lojën sulmuese” tha Sampaoli në konferencën për shtyp në qendrën stërvitore të ekipit kombëtar në Ezeiza, pranë Buenos Aires.
Për gjendjen e Lionel Mesit trajneri i Argjentinës shprehet: “Unë e shoh atë në formë optimale, është shumë entuziast dhe duket mirë fizikisht”. Messi shënoi 45 gola në 54 ndeshje për Barcelonën këtë sezon.
Në portë për Argjentinën do të jenë Romero, Caballero e Armani. Në mbrojtje: Mercado, Fazio, Otamendi, Marcos Rojo, Taglafico, Javier Mascherano, Ansaldi, Salvio. Në mesfushë: Banega, Lucas Biglia, Di Maria, Celso, Lanzini, Meza. Argjentina është në grupin D, mjaft i vështirë, sëbashku me Kroacinë, Nigerinë dhe debutuesit e Kupës së Botës Islandën.

Sicred