KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Samiti Tramp-Kim do të zhvillohet sic ishte planifikuar fillimisht, në Singapor në datën 12 qershor.

Samiti Tramp-Kim do të zhvillohet sic ishte planifikuar fillimisht, në Singapor në datën 12 qershor.

Samiti mes presidentit amerikan donald tramp dhe liderit koreano-verior Kim Jong Un do të zhvillohet ashtu sic u planifikuar fillimisht, në datën 12 qershor, po në Singapor. Kjo u bë e ditur nga Presidenti Tramp, pas takimit që ai zhvilloi në shtëpinë e Bardhë me një të dërguar të vendit komunist. I dërguari në fjalë, gjenerali Kim Jong-Col, i cili është edhe krahu i djathë i Kim, i dorëzoi presdientit Tramp një letër të liderit koreano verior. Ajo që binte në sy ishte zarfi shumë i madh i letrës, për të cilën presidenti tramp u shpreh se ishte interesante, por në momentin e komenteve për mediat tha se nuk e kishte hapur atë. – Do të takohemi në datën 12 qershor në Singapor. Shkoi shumë mirë, – tha ai në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë. Presidenti Tramp gjithashtu paralajmëroi se në samit mund të mos arrihej një marrëveshje përfundimtare për programin fort të kundërshtuar bërthamor të Penianit. Ai gjtihashtu theksoi se cështja e dhënies fund zyrtarisht luftës koreane ishte një nga cështjet që do të diskutoheshin në samitin e singaporit. Koflikti i viteve 1950-53 përfundoi me një armëpushim, dhe jo me një traktat paqeje.

Sicred