KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Samiti mes dy Koreve, Kim Jong-un kërkon lidhje më të ngushta me Korenë e Jugut

Samiti mes dy Koreve, Kim Jong-un kërkon lidhje më të ngushta me Korenë e Jugut

Lideri koreanoverior, Kim Jong-un ka arritur një marrëveshje “të kënaqshme”, me të dërguarit special të Koresë së Jugut për organizimin e një samiti me presidentin e Jugut, Moon Xha In. Në qendër të takimin do të jetë një shkëmbim pikëpamjesh se si të ulen tensionet ushtarake në gadishull dhe përforcimi i dialogut. Vizita e delegacionit koreanojugor vjen pas asaj të kryer nga Veriu në Seul për ceremoninë e hapjes dhe mbylljes së Lojërvae Olimpike Dimërore. Delegacioni që ishte në Phenian ishte i përbërë nga 10 diplomatë, mes të cilëve 5 të dërguar special dhe ka pasur për qëllim kryesor të hedhë gurëthemelet për rinisjen e dialogut mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë komuniste.

Sicred