KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Samiti i Sofies, Bashkimi Evropian dhe gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor
Samiti i Sofies, Bashkimi Evropian dhe gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor

Samiti i Sofies, Bashkimi Evropian dhe gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor

Zyrtarët e lartë të mbi 30 vendeve evropiane, mblidhen të enjten në Sofje të Bullgarisë në takimin e lartë mes Bashkimit Evropian dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Takimi që është i pari i këtij lloji pas 15 vjetësh, synon të rikonfirmojë ardhmërinë evropiane të vendeve të rajonit. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se takimi i së enjtes është një mundësi për të dyja palët. “Për të ritheksuar se ardhmëria evropiane mbetet zgjedhje gjeostrategjike e Ballkanit, ne duam të tregojme se na intereson zhvillimi social dhe ekonomik i rajonit. Investimi në lidhjet infrastrukturore dhe njerëzore me dhe brenda Ballkanit Perëndimor. Shpresojmë t’i sjellim më afër miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor”, tha Tusk. Takimi i së enjtes shihet si një rikthim i vëmendjes së Bashkimit Evropian drejt Ballkanit pas një periudhe të gjatë. Zyrtarët evropian pritet të ritheksojnë qëndrimin se Bashkimi Evropian nuk do të pranojë asnjë vend që nuk i ka të zgjidhura konfliktet dypalëshe, duke vënë theksin tek normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe zgjidhja e ceshtjes se emrit të Maqedonisë. Udhëheqësit e lartë evropian do të trajtojnë në Sofje edhe sfidat tjera më të cilat përballet Bashkimi Evropian. Tusk tha se të gjitha diskutimet kanë edhe dimensionin e tyre global. “Për të qenë subjekt dhe jo objekt i politikës globale, Evropa duhet të jetë e bashkuar ekonomikisht, politikisht dhe po ashtu ushtarakisht si kurrë më parë”, tha ai. Referuar zhvillimeve botërore, ai përdori shprehjen mjaft të thjeshtë: “Ose jemi së bashku, ose nuk do të jemi fare”.”

(Visited 25 times, 25 visits today)