KRYEFAQJA » LAJME » Samiti i Londrës, liderët e BE dhe Ballkanit, një rrugë e përbashkët

Samiti i Londrës, liderët e BE dhe Ballkanit, një rrugë e përbashkët

Tereza May, kryeministrja britanike do të jetë mikpritësja në Londër e të 5-it Samit të Ballkanit Perëndimor. Me angazhimin për të demonstruar përpjekje për sigurinë në Europë dhe për të treguar investimin e kahereshëm në Ballkan, edhe pas daljes nga BE, ajo do të presë liderët e 5 vendeve ballkanike, përfshirë Shqipërinë.

Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ndërkaq në samit do të jenë përfaqësues të lartë të Gjermanisë, Austrisë, Francës, Kroacisë.

Samiti do të fokusohet në 3 çështje kryesore: Rritja e stabilitetit ekonomik për të përmiresuar klimën e mjedisin, inkurajimin e sipërmarrjes, trajtimin e papunësisë për të rinjtë dhe ndërlidhjen rajonale; Forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe të sigurisë për ti paraprirë kërcënimeve të përbashkëta përfshirë, korrupsionin, krimin e organizuar, trafikimin e njerëzve, drogës dhe armëve të zjarrit, terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm; Lehtësimin e bashkëpunimit politik për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe kapercimin e problemeve të akumulua nga konfliktet e viteve 1990.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama pritet të ketë pasditen e së martës në Londër një takim me homologun e tij grek Aleksis Cipras, ku duket se është drejt finalizimit marrëveshja e detit.

Tereza May si kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar, po tregon një angazhim për një rajon të fortë dhe të qëndrueshëm të Ballkanit Perëndimor.

Sicred