KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Samiti i G20, Merkeli bën thirrje për protesta të qeta
Samiti i G20, Merkeli bën thirrje për protesta të qeta

Samiti i G20, Merkeli bën thirrje për protesta të qeta

Forcat gjermane kanë angazhuar 20 mijë policë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë gjatë mbajtjes së samitit G20. Kancelarja gjermane Angela Merkel u ka bërë thirrje demonstruesve që të qëndrojnë të qetë kur të protestojnë kundër samitit G20, ku policia pret mijëra ekstremiste anti-kapitaliste. Merkel tha se shpreson që protestat do të jenë të qeta, para se gjithash për shkak të qytetarëve të Hamburgut. Në samitin e G20, pritet të marrin pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin, ku pritet të takohen për herë të parë kokë më kokë. Takimi ndodh mes hetimeve mbi pretendimet se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje nëpërmjet veprimeve që përfshijnë sulme kibernetike dhe fushata të keqinformimit.

Sicred