KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Samiti i BE-së, për Brexit
Samiti i BE-së, për Brexit

Samiti i BE-së, për Brexit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dëshiron respekt të dyanshëm për realizimin e largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian dhe një atmosferë të mirë. Ajo kërkon shumë për një temë të shoqëruar mekaq debate. Megjithëse negociatorët shprehen me diplomaci, ka zëra se edhe mes Michel Barnier, negociator i BE dhe negociatorit britanik ka grindje. Ndërsa në Britaninë e Madhe, ministri për Brexit, Dominic Raab i sulmon ashpër pozicionet e BE. Por Merkel në samitin e BE në Salzburg kërkon të flitet për arritjet pozitive. “Në disa sektorë është e mundur një bashkëpunim i mirë.” Ajo përmend temën e sigurisë, ku palët janë të një mendimi. Por atë që nuk përmend Merkel janë marrëdhëniet ekonomike. Kryeministrja britanike, Theresa May kërkon një treg të brendshëm për mallrat, të cilën BE nuk e pranon. Para darkës së përbashkët me krerët e shteteve dhe qeverive Theresa May iu drejtua me një apel vendeve anëtare. Qeveria e saj ka bërë progres, tani është radha e BE, tha ajo. “Jam optimiste, se me vullnet të mirë dhe angazhim do të (mund) të arrijmë të përmbyllim një marrëveshje, të mirë për të dyja palët.” Më problematike paraqitet çështja e kufirit irlandez. Barnier kërkon të paraqesë propozime të reja, sipas të cilave do mund të zhvillohen kontrollet e mallrave në portet e largëta apo përmes regjistrimit teknik. Londra nuk e pranon edhe teorikisht vendosjen e një kufiri në hapësirat ujore irlandeze. Afati kohor është i qartë: Në mes të nëntorit duhet të zhvillohet samiti përfundimtar për Brexit. Qeveria britanike ka edhe 6 javë kohë për të sqaruar pozicionet e saj.

Sicred