KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Samiti i 7 shtatë vendeve më të industrializuara dhe BE-së vijon
Samiti i 7 shtatë vendeve, më të industrializuara, dhe BE-së, vijon

Samiti i 7 shtatë vendeve më të industrializuara dhe BE-së vijon

Samiti i 7 shtatë vendeve më të industrializuara dhe Bashkimit Evropian në nivel të ministrave të Jashtëm vijoi edhe sot në qytetin italian Luka. Ministrat e Italisë, Amerikës, Britanisë, Francës Japonisë dhe Kandasë si dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e BE-së Federica Mogherini u bashkuan me homologët nga Turqia dhe 4 vende Arabe në diskutimet për krizën siriane. Qëllimi është hartimi i një plani të përbashkët për izolimin e presidentit të Sirisë Bashar al Asad dhe, pjesë e planit është që të ushtrohet trysni diplomatike edhe mbi Rusinë që kjo t’i japë fund mbështetjes për regjimin e Asadit. Në këtë kuadër, kryeministrja britanike Tereza Mei dhe presidenti amerikan Donald Tramp janë shprehur se është e mundur ta bindin Mosken ta ndërpresë këtë mbështetje për regjimin sirian. Dy udhëheqësit biseduan në telefon pas sulmit me arme kimike të kryer nga ushtria e Asadit dhe ranë dakord t’i dërgojnë një mesazh presidentit Putin se mbështetja për Asadin nuk është në interesin strategjik të Rusisë.

Sicred