KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Samiti dy Koreve

Samiti dy Koreve

Liderët e dy koreve do të mbajnë një samit në Penian këtë muaj, pasi lideri i Veriut Kim Jong Un ritheksoi angazhimin e tij për denuklearizimin e gadishullit. Njoftimi për samitin, që do të mbahet në datat 18-20 shtator dhe është i treti që Kim dhe presidentit koreano Moon Xhae In mbajnë këtë vit, vjen në një kohë kur përpjekjet e SHBA-ve për cmontimin e arsenalit bërthamor të Veriut kanë ngecur. Dy liderat do të takohen në kryeqytetin koreano-verior për të diskutuar masat praktike për denuklearizmin e gadishullit korean, bëri të ditur për gazetarët këshilltar koreano-jugor për sigurinë kombëtar, Cang Ju jon, e cili u takua dje me Kim. Gjatë vizitës së tij në Veri, zoti Cang I dorëzoi Kim një letër nga Moon, ku Kim ritheksoi angazhimin e tij për përmbushjen e zotimit të dhënë gjatë samitit historik që mbajti me presidentin amerikan gjatë muajit qershor të këtij viti. Dy koretë duhet të avancojnë më tej me përpjekjet e tyre për të realizuar denuklearizimin e gadishullit korean. Ky është qëndrimi ynë i palëkundur si dhe vullneti ynë për të elimunuar gadishulli rrezikune  konfliktit të armatosur dhe tmerrit të luftës si dhe për ta kthyer atë në një djep paqeje pa armë bërthamore dhe të lirë nga kërcënimi bërthamor, është shprehur Kim, sipas agjencisë koreano-veriore të lajmeve.

Sicred