KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Salvini vë në dyshim egzistencën e BE

Salvini vë në dyshim egzistencën e BE

Ministri i brendshëm italian Matteo Salvini është shprehur se 12 muajt e ardhshëm do të përcaktojnë nëse Bashkimi Europian do të mund të mbahet i bashkuar, ndërsa liderët e bllokut përgatiten për bisedime mbi imigracionin këtë fundjavë. Që kur mori detyrën e ministrit dhe zëvendëskryeministrit në qeverinë e drejtuar nga Konte, Salvini ka nxitur tensione mbi politikën europiane të migracionit, duke refuzar që anijet me refugjatë të ankorohen në portet italiane, si dhe duke u kërkuar vendeve të tjera europiane që të marrin një numër më të madh azilkërkuesih që zbarkojnë në Itali nga Afrika. Kjo sigurisht nuk do të kalojë pa përplasje mes palës italiane dhe kancelares gjermane Angela Merkel në takimin e liderëve europianë që mbahet nesër në Bruksel.
Në Berlin, zonja Merkel është nën presion pasi ministri i saj i brendshëm e ka kërcënuar se do t’i dalë kundër nëse ajo nuk siguron një marrëveshje që e lejon Gjermaninë të kthejë imigranët në vendet ku ata kanë zbarkuar fillmisht, një prej të cilëve është edhe Italia. Salvini gjithashtu u shpreh për Der Spiegel se adresimi që blloku europian do tu bëjë sfidave të shumta me të cilat do të përballet gjatë vitit të ardhshëm do të tregojnë nëse ai do të ketë më kuptim si bashkim ose jo. Përveç kërkesave për ndihmë në lidhje me imigrantët, Salvini gjithashtu citoi edhe rregullat buxhetore të BE-së që kufizojnë planet e shpenzimit të koalicionit të tij qeverisës, si edhe zgjedhjet parlamentare europiane që pritet të zhvillohen majin e ardhshëm.