KRYEFAQJA » LAJME » Salvini në Siçili: Do shkurajoj emigracionin në Itali!

Salvini në Siçili: Do shkurajoj emigracionin në Itali!

Ministri i ri i brendshëm i Italisë, Mateo Salvini, zhvilloi të dielën një vizitë në Sicili, ku u shpreh se ishulli duhet të mos jetë më kampi i Europës për refugjatët. “Mjaft me Sicilinë si kampi i refugjatëve të Europës. Nuk do të rri pa bërë asgjë ndërsa këtu vijnë gjithmonë e më shumë njerëz. Kemi nevojë për qendra deportimi”, tha Lideri i Lidhjes së Veriut. Salvini gjithashtu u shpreh se do të punonte për të shkurajuar dhjetra mijëra njerëz të dëshpëruar që kanë iluzionin se në Katania, Sicili dhe në Itali ka strehim dhe punë për të gjithë. “Nuk ka strehim dhe punë të mjaftueshme as për italianët e jo më për gjysmën e kontentit Afrikan” theksoi ai. Ai u shpreh se rritja e deportimeve dhe kufizimi i ardhjeve të reja do të ndikonin në shpëtimin e jetëve njerëzore.
Megjithatë kritikët hedhin dyshime mbi fizibilitetin e planeve të zotit Salvini. Italia është destinacioni kryesor për migratët që nisen nga Afrika e Veriut për në Europë, megjithëse numri i tyre ka rënë dukshëm muajt e fundit. Qeveria e re populiste e vendit, e cila përbëhet nga përfaqësuesit e Pesë Yjeve dhe Lidhjes së Veriut, u betua para presidentit javën e shkuar, duke u dhënë fund muajve të tërë pasigurie për ekonominë e katërt më të madhe në Bashkimin Europian. Lidhja e Veriut është kundër imigracionit dhe një plan i ri i përbashkët me Pesë Yjet për krijimin e qeverisë së re reflekton më së miri këtë qëndrim.

Sicred