KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Salvini: Merkel e ka nënvlerësuar rrezikun e konflikteve sociale

Salvini: Merkel e ka nënvlerësuar rrezikun e konflikteve sociale

Një një intervistë për Dojce Vellen, ministri i brendshëm italian Mateo Salvini është shprehur se kancelarja Angela Merkel e ka nënvlerësuar vietet e fundit rrezikun e konflikteve sociale, kur pohoi se në Gjermani ka vend për qindra mijëra nga këta njerëz. – Më kujtohet se çfarë ndodhi natën e vitit të ri në 2015-ën në Këln dhe vende të tjera, – u shpreh Salvini, duke sjellë në vëmendje rastet e sulmeve seksuale të ndërmarrë nga grupe migrantësh ndaj grave në Gjermani, por gjithashtu u shpreh se dhuna nuk mund të jetë asnjëherë zgjidhje. – Dhuna prodhon dhunë të re, por qeveria gjermane e ka nënvleftësuar problemin vite me radhë. Forcimi i “Alternativës për Gjermaninë” është reagim i fortë për këtë. Kjo është përgjigjja që përpiqen të japin shumë gjermanë të pakënaqur, 

Salvini, qeveria e krahut të djathtë të të cilit, shënoi dje 100 ditë në pushtet, nuk hodhi poshtë mundësinë e rënies dakord me propozimin që zonja merkel paraqiti në muajin qershor për rishpërndarjen e azilkërkuesve brenda bashkimit europian, përmes qendrave të pritjes në Afrikë. Sipas tij, në atë kontinent, BE duhet të investojë 500 milionë euro,

Ministri i brendshhëm i italisë gjithashtu mbrojti urdherin që ka dhënë për ndalimin e ankorimit në portet italiane të mjeteve lundruese që shpëtojnë migrantë. – është e qartë se mu desh të ndaloja zbarikimet e migrantëve. Jam i gatshëm për debat por së afërmi kemi folur me disa vende jo europiane, sic është Shqipëria, Serbia dhe Mali t Zi, – u shpreh ai. Qershorin e këtij viti, Italia  provokoi një konflikt diplomatik në Europë pasi nuk lejoi ankorimin në portet e saj të Akuariusit, një anije që operon në shpëtimin e migratëve në Mesdhe. Italia mbylli portet e saj, duke thënë se Malta ishte porti më i afërt dhe më i sigurtë për të. Pasi autoritete malteze ia ndaluan Akuariusit ankorimin në portet e tyre, Spanja u ofrua qw ta lejonte anijen tw ankorohej në portin e saj lindor të Valencias.

Sicred