KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Salvini: Italia dhe Polonia do të udhëheqin pranverën e BE
Salvini: Italia dhe Polonia do të udhëheqin pranverën e BE

Salvini: Italia dhe Polonia do të udhëheqin pranverën e BE

Zëvendës-Kryeministri italian, njëkohësisht Ministri i Brendshëm, Matteo Salvini deklaroi sot në Varshavë se Italia dhe Polonia do të ishin protagonistët e pranverës së re europiane me synimin për të reformuar Bashkimin Europian. Zyrtari italian i dha këto deklarata në prani të medias, përpara një takimi në mesditë me Jaroslaë Kaczynski, lideri shumë i fuqishëm i Partisë Konservatore nacionaliste ”Ligj dhe Drejtësi” (PiS, në pushtet). ”Ai mund të diskutojë gjatë takimit për një bashkëpunim të mundshëm në kontekstin e zgjedhjeve të ardhshme në Parlamentin Europian”, raportonte së fundmi e përditshmja italiane ”Reppublica”. Ndërsa Europa është mësuar për vite me radhë të flitet për aksin franko-gjerman, ne po përgatitemi të kemi një ekuilibër të ri dhe një energji të re në Europë”, pohon Salvini i cili mban gjithashtu postin e liderit të Ligës, një parti e ekstremit të djathtë, pas një takimi me ministrin e Brendshëm polak, Joachim Brudzinsk.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com