KRYEFAQJA » LAJME » Salianji: Nuk ka negociata, shumica është kundër nismës
Reagimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ndaj Deputetit Salianji

Salianji: Nuk ka negociata, shumica është kundër nismës

Opozitarët nuk kanë humbur kohë, për të nisur hartimin e platformave për 4 shtyllat ku është bazuar aksioni i tyre, me prioritet nismën e fundit vettingun në politikë. Salianji, që kryeson grupin e punës, tha se ende nuk është vendosur se cili do të jetë institucioni që do ti besohet vettingu në politikë, në rast se do të arrihet konsensusi polik për ndryshimet kushtetuese të depozituara në kuvend. Ndërkohë thekson se vettingu në politikëe është një proces që ecën paralel me reformën në drejtësi.

Salianji tha se Kryeministrit i mungon vullneti për të miratuar këtë nismë, ndërkohë bëri të ditur se nuk ka asnjë negociatë për arritjen e dakortësisë së palëve. Edhe grupi i punës për  mos kapjen e sistemit të drejtësisë nga Qeveria, gjykon se kjo reformë është e lidhur me vettingun e politikës. Alibeaj tha se në mbledhjen e parë, u konstatua situata e paparecedent e sistemit të drejtësisë.

Krahas vettingut në politikë dhe reformës në drejtësi, opozita ka ngritur  grupe pune edhe për reformën zgjedhore si edhe për zhvillimet ekonomike.

Sicred