KRYEFAQJA » LAJME » Sali Berisha, takim me Albin Kurtin

Sali Berisha, takim me Albin Kurtin

Ish Kryeministri Sali Berisha thekson se askush nuk tagër te diskutoje integritetin Territorial të Kosovës. Në një takim me kreun e lëvizjes “Vetevendosja” Albin Kurti, z.Berisha  tha se është një nga aktet më destabilizuese të rajonit, përperpjekja e Beogradit për Serbinë e Madhe dhe aneksimin e territoreve të Kosovës, ndërsa i bëri apel qytetarëve dhe deputeteve të Kosovës, t’i japin fund kësaj situate, sipas tij dramatike.

“Nuk ka asnjëri tagër, cilido qoftë ai, nuk ka kush tagër të diskutojë kufijtë e Kosovës. Nuk ka asnjë të drejtë Serbia të pretendojë kufijtë e Kosovës. Nuk ka Kosova asnjë pëllëmbë tokë, as dhuratë nga Tito, as nga Rakoviçi dhe nga askush tjëtër. Përkundrazi, nëse i referohemi historisë, jo verbërisht sipas versionit të Beogradit por historisë së vërtetë, kufijtë e Kosovës kanë bqënë ndofta edhe një herë më të mëdha se sa ç’janë sot, por ato ia lëmë historisë, ne marrim kufijtë e Republikës së Kosovës.”

Kurti theksoi se duhet të ndërpritet menjëherë loja e rrezikshme e Presidentit Thaçi. Ish Kryeministri Berisha theksoi se Serbia nuk ka asnjë të drejtë të pretendojë gjë në Kosovë. Të gjitha i ka për projektin e Serbisë së Madhe, si edhe per bandat e trafikantëve të drogës, të armëve, që e kana shndërruar Mitrovicën e Veriut njësoj si disa zona të pushtuara nga rusët me Moldavinë.

“Dhe kur e sheh nga afër steh që ka disa banda në Mitrovicën e Veriut, të cilat duket funksionojnë në unison për qeveritarët e Beogradit dhe argatët e tyre në Prishtinë. Dhe, meqënëse këto banda nuk mund të jetojnë me ligj, tani thonë të shkëputemi dhe kanë gjetur, do të më faliin bashkëkombasit e mi në Preshëvë, të përdorin Preshevën si plaçkë tregu në mënyrë që të realizojnë projektin e Serbisë së Madhe hap pas hapi”

 Z.Berisha tha se mbeshtet plotësisht dialogun, sikunder qëndrimin e opozitës së Kosovës, i cili i shërben paqes, stabilitetit, bashkëpunimit rajonal, si edhe atij  ndërshtetëror midis Shqipërisë dhe Kosovës .

“Unë pata shumë kënaqësi që bëra një diskutim të zgjeruar me zotin Albin Kurti për të gjitha zhvillimet si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri, shpreha preokupimin tim shumë të madh për faktin se, këtë verë, serbomëdhenjtë në Beograd dhe argatët e tyre në Prishtinë ia doën të shndërrojnë çështjen e integriteit territorial të Kosovës dhe kufijtë e saj në lajm kryesor rajonal dhe botëror. Cdo shqiptari dhe çdo qytetari të Kosovës në mënyrë të veçantë, dua t’i them, në mënyrën më të sigurt, se kurrë në karrierën time politike nuk kam patur, pas çlirimit të Kosovës dhe deri sot, nuk kam dëgjuar një shtetar, diplomat, burrështetas, deputet apo të huaj, që të vërë në diskutim kufijtë e Kosovës. Mund të kem patur shumë pretendime, mund të kem ngritur çështje të ndryshme po kurrë kufijtë e saj aktual, kurrë integritetin e saj territorial.”

Sicred