KRYEFAQJA » LAJME » Sali Berisha i ftuar nga Lutfi Dervishi në “Përballë”, sot në mbrëmje në RTSH1HD

Sali Berisha i ftuar nga Lutfi Dervishi në “Përballë”, sot në mbrëmje në RTSH1HD

Ish kryeministri dhe ish kryetari i PD-së, Sali Berisha, do të jetë në mbrëmje i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi. Zoti Berisha flet për herë të parë pas publikimit të listave të kandidatëve për deputetë të PD-së, për emrat brenda dhe jashtë listës, për presidentin në ikje dhe atë në ardhje, për mandatin qeverisës në mbyllje dhe atë që do të nisë! Cili është qëndrimi i liderit historik të PD për përplasjet brenda PD-së, partisë që ai krijoi dhe udhëhoqi për çerek shekulli?
I pyetur nga gazetari Lutfi Dervishi, zoti Sali Berisha ka folur edhe për marrëveshjen mes dy forcave më të mëdha të politikës shqiptare PS dhe PD. A ka kjo marrëveshje pjesë të pashkruara? Po heshja për kanabisin a është pjesë e marrëveshjes së 18 Majit? Kë ka përballë PD në këto zgjedhje, PS-në apo LSI-në? Cilat janë marrëdhëniet që do të mbajë Berisha me presidentin e ri Ilir Meta. Po Bujar Nishani a do t’i rikthehet jetës aktivie në poltikë?
Përgjigjen e këtyre pyetjeve, por edhe të tjera mund t’i merrni në “Përballë” të Lutfi Dervishit, të premten në mbrëmje në RTSH1HD ku i ftuar është Ish kryeministri dhe ish kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Sicred