KRYEFAQJA » LAJME » Sajmir Tahiri, shtyhen me 3 muaj hetimet
Sajmir Tahiri, shtyhen me 3 muaj hetimet

Sajmir Tahiri, shtyhen me 3 muaj hetimet

Dy janë arsyet pse Prokurria e Krimeve të Rënda paraqiti në gjykatë kërkesën për të shtyrë afatin e hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, i dyshuar si bashkëpuntor me grupin e trafikantëve Habilaj. Në parashtrimet e tyre prokurorët Dritan Prenci, Vladimir Mara dhe Arens Cela thonë se janë në pritje të një letërporosie që na datën 10 dhjetor 2018 I kanë dërguar autoriteteve malazeze , por që ende nuk ka mbërritur dhe arsyeja e dyrtë është se në datën 31 dhjetor 2018 Prokuroria e Katanias, vendi ku po kryhet gjykimi për grupin Habilaj, ka dërguar materiale të procesit atje të cilat janë ende në përkëthim.

Mbi këto dy arsye, më 17 janar, ditën kur edhe skadonte afati i hetimeve për Saimir Tahirin, Gjykata e Krimeve të renda vndosi ta shtyjë atë me 3 muaj t tjerë.

Aktualisht Saimir Tahiri po hetohet në gjendje të lirë. Ish-Ministri i Brendshëm akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve për trafikim të lëndëve narkotike dhe shpërdorim detyre. Pavarësisht akuzave, Tahiri gjithmonë i ka mohuar ato. Ndërsa prokuroria e Katanias pak muaj më parë vendosi pushimin e hetimeve pasi nuk gjeti prova për përfshirjen e Tahirit në trafikun e drogës.

Sicred