KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Sa do të na kushtojë energjia elektrike pas datës 31 mars?
Sa do te na kushtoje energjia elektrike pas 31 marsit

Sa do të na kushtojë energjia elektrike pas datës 31 mars?

Sa kushton 1 kilovat energji elektrike pas datës 31 mars? Pyetjes do të duhet t’i japë përgjigje Enti Rregullator i Energjisë dhe Gazit, autoriteti i vetëm shtetëror që cakton tarifat dhe mbikqyr tregun e energjisë elektrike në Shqipëri.
Deri në datën 31 mars, çmimi i energjisë elektrike ishte caktuar nga vendimi nr. 190 datë 22 dhjetor 2016. Sipas këtij vendimi, komisionerët kanë lënë në fuqi çmimin e vitit 2014. Ai është nga 7-14 lekë për kwh, pa TVSH. Me këtë çmim kanë paguar energjinë deri në datën 31 mars të këtij viti konsumatorët, qofshin familjarë apo të biznesit.
Por Enti Rregullator i Energjisë nuk ka ende një çmim të deklaruar. I pyetur për këtë, anëtari i Bordit të Komisionerëve dhe Kryetar i ERE, Petrit Ahmeti i tha RTSH se ishte në një monitorim të paplanifikuar në terren. Ai shtoi se këtë do ta bënte këshilltari i Bordit të Komisionerëve.
Në fakt nuk ka një vendim të zbardhur për këtë qëllim, por ka një njoftim të mbledhjes së bordit që do të diskutojë çmimin e energjisë dhe një tjetër çmim, që ka të bëjë me çmimin e shitjes së energjisë elektrike nga furnizuesi universal për kategorinë objekte kulti/bashkësi fetare.
Enti Rregullator i Energjisë nuk ka lajmëruar ende këto dy çmime. Në bazë të Ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, përcaktohet se: “Furnizuesi e publikon vendimin për ndryshimin e çmimit nëpërmjet mjeteve të ndryshme të informimit të paktën 15 ditë kalendarike përpara aplikimit”. Që do të thotë nga data 15 Mars 2017. Por vendimi merret duke zhvilluar edhe një dëgjesë publike me sipërmarrjen dhe operatorët e tregut. Deri tani as kjo nuk është bërë ende.
Pas kësaj date nuk ka një çmim të miratuar të një kilovati të konsumuar të energjisë, ndërsa edhe objektet e kultit dhe bashkësitë fetare nuk kanë mundur të planifikojnë financat e tyre për të paguar energjinë pas datës 1 prill 2017.
Bordi i Komisionerëve të këtij Entit Rregullator të Energjisë dhe Gazit, zgjidhet nga Kuvendi dhe jep llogari vetëm para Kuvendit.

Sicred