KRYEFAQJA » LAJME » Sa afër jeni me Turqinë?

Sa afër jeni me Turqinë?

Për të dytin vit rradhazi, Instituti Junus Emre Tiranë do të organizojë ditët turke nën moton “Sa afër jeni me Turqinë?”, ku do të marrin pjesë bashki dhe institucione turke.

Në Ditët e Turqisë pjesëmarrësit do të njihen me artin tradicional dhe gatimet e vendeve nga vijnë, të cilat do të jenë të hapura përgjatë gjithë ditës, si dhe me muzikën turke që do të mbahet përgjatë mbrëmjeve.

Ditët e Turqisë do të mbahen në datat 25-26-27 shtator tek sheshi “Skenderbej”.

Me 25 Shtator, ora 17.00, do të preformojë Ekipi i Bandës Muzikore i Bashkisë Edirne.

Me 26 Shtator, ora 18.30 Koncert me Muzikë Tradicionale Turke

Me 27 Shtator, ora 18.30 Koncerti i artistit me orgjinë shqiptare Ekin Uzunlar, përfaqësues me famë i muzikës së Detit të Zi.

Sicred