KRYEFAQJA » LAJME » Bota » ”Ryanair” njoftoi anulimin e 250 fluturimeve

”Ryanair” njoftoi anulimin e 250 fluturimeve

Kompania me kosto të ulët ”Ryanair” njoftoi anulimin e 250 fluturimeve në nisje dhe në mbërritje në Gjermani, pasi pilotët e saj gjermanë janë solidarizuar me grevën europiane të premten. Më parë, kompania irlandeze njoftoi anulimin e 146 fluturimeve për shkak të grevës së pilotëve më 10 gusht në Suedi, Belgjikë dhe në Irlandë. ”Ryanair” gjatë një konference shtypi në Frankfurt premtoi se rreth 85% e 2 400 fluturimeve të saj do të mbulohen gjithsesi atë ditë, por pa specifikuar numrin e përgjithshëm të pasagjerëve të përfshirë nga kjo lëvizje sociale që vjen në pikun e periudhës së pushimeve verore.
Drejtori i marketingut të ”Ryanair” Kenny Jacobs shprehu keqardhje për vendimin e sindikatës ”Vereinigung Cockpit” (Feainigung Kopit) për një grevë që nuk ishte e nevojshme. Sindikata gjermane e pilotëve njoftoi se do t’i bashkohej lëvizjes së grevës europiane, duke akuzuar kompaninë irlandeze për mungesë vullneti në negociatat për pagat.

Sicred