KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rusia vazhdon sanksionet ekonomike ndaj Shqipërisë
Federata Ruse ka vazhduar sanksionet ekonomike ndaj Shqipërisë dhe Malit të Zi deri në fund të vitit 2018. Qeveria ruse e mori vendimin sipas dekretit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili më 30 qershor nënshkroi një dokument me të cilin vazhdohen sanksionet deri më 31 dhjetor të vitit 2018, një javë pasi udheheqësit e BE-së morën vendim që të vazhdojnë sanksionet ndaj Rusisë deri në janar të vitit 2018. “Nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2018, vazhdohet ndalesa e importit në Rusi, të disa llojeve të caktuara të produkteve bujqësore, lëndëve te parë dhe ushqimeve, me origjinë nga SHBA-ja, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Australia, Norvegjia, Ukraina, Shqipëria e Mali i Zi" bëhet e ditur në vendimin e qeverisë së Rusisë. Dy vendet e Ballkanit, Shqipëria dhe Mali i Zi, kanë vendosur sanksione ndaj Rusise në mbështetje të vendimit amerikan dhe evropian.

Rusia vazhdon sanksionet ekonomike ndaj Shqipërisë

Federata Ruse ka vazhduar sanksionet ekonomike ndaj Shqipërisë dhe Malit të Zi deri në fund të vitit 2018. Qeveria ruse e mori vendimin sipas dekretit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili më 30 qershor nënshkroi një dokument me të cilin vazhdohen sanksionet deri më 31 dhjetor të vitit 2018. Vendimi u mor një javë pasi udheheqësit e BE-së u shprehën se do të vazhdojnë sanksionet ndaj Rusisë deri në janar të vitit 2018. “Nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2018, vazhdohet ndalesa e importit në Rusi, të disa llojeve të caktuara të produkteve bujqësore, lëndëve të para dhe ushqimeve, me origjinë nga SHBA-ja, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Australia, Norvegjia, Ukraina, Shqipëria e Mali i Zi” bëhet e ditur në vendimin e qeverisë së Rusisë. Dy vendet e Ballkanit, Shqipëria dhe Mali i Zi, kanë vendosur sanksione ndaj Rusise në mbështetje të vendimit amerikan dhe evropian.

Sicred