KRYEFAQJA » LAJME » Rusia shpall “të pa dëshiruar” dy diplomatë shqiptarë, MEPJ: Nuk ishte surprizë!
Rusia shpall "të pa dëshiruar" dy diplomatë shqiptarë, MEPJ: Nuk ishte surprizë!

Rusia shpall “të pa dëshiruar” dy diplomatë shqiptarë, MEPJ: Nuk ishte surprizë!

Rusia ka shpallur të premten si “të pa dëshiruar” dy diplomatë shqiptarë në ambasadën shqiptare në Moskë. Ministria e Jashtme ruse ia komunikoi vendimin ambasadorit shqiptar në Moskë Arben Gazioni, shoqëruar edhe me notë proteste. Sipas njoftimit “Ministria e Jashtme thirri krerët e misioneve diplomatike nga Australia, Shqipëria, Gjermania, Danimarka, Irlanda, Spanja, Italia, Kanadaja, Letonia, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Holanda, Norvegjia, Polonia, Rumania, Ukraina, Finlanda, Franca, Kroacia, Republika Çeke, Suedia dhe Estonia.
Atyre iu dërgua notë proteste ku thuhej se Federata Ruse deklaron persona “non grata” numrin përkatës të diplomatëve nga këto vende që punojnë në misionet diplomatike në Rusi në përgjigje të dëbimeve të tyre të pajustifikuara të diplomatëve rusë bazuar në akuzat e paarsyeshme me rasti i Skripal” bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Jashtme Ruse.
Nga ana e saj Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, u shpreh se vendimi nuk ishte surprizë. “Reagimi i Moskës nuk përbën surprizë për ne. Vendimi i marrë prej nesh pak ditë më parë në lidhje me dy diplomatët Rusë, i bashkërenduar me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë ishte proporcional ndaj sulmit kimik në Salisbury” shënon deklarata e MEPJ. Por ajo thekson “se kanalet tona diplomatike mbeten të hapura në funksion të marrëdhënieve konstruktive dypalëshe, paqes dhe sigurisë”.

Sicred