KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusia refuzon thirrjen e amerikanëve për Korenë e Veriut

Rusia refuzon thirrjen e amerikanëve për Korenë e Veriut

Rusia refuzoi sot thirrjen e SHBA-ve për të shkëputur lidhjet me Korenë e Veiriut pas testit të fundit balistik ndërkontinental të ndërmarrë nga vendi komunist. – Për ne, kjo është diçka negative, – u shpreh ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin Minsk të Biellorusisë. – Ne e kemi thënë vazhdimisht se presioni përmes sanksioneve është dicka e konsumuar, – theksoi ai. Lavrov akuzoi SHBA-të se po kërkojnë të provokojnë regjimin e Kim Jong-Unit dhe kërkoi të sqarohej nëse Uashingtoni po komplotonte shkatërrimin e vendi të izoluar. – Amerikanët duhet të shpjegojnë se çfarë po synojnë. Nëse po kërkojnë një arsye për të shkatërruar Korenë e Veriut, duhet ta thonë këtë në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe lidershipi amerikan duhet ta konfirmojë këtë, – tha Lavrov. Gjatë mbledhjes së djeshme të këshillit të sigurimit, e dërguara amerikane, Niki Heili, paralajmëroi se regjimi i Kim Jong-un do të shkatërrohej tërësisht, nëse shpërthente lufta. Ajo gjithashtu u bëri thirrjeve të gjitha vendeve anëtare të OKB-së që të ndërpresin lidhjet diplomatike dhe tregtare me Korenë e Veriut. Kërcënimi amerikan pasoi testin e raketës balistike ndërkontinentale të ndërmarrë nga Peniani, i cili pretendoi se tashmë ishte i aftë të godiste kudo në territorin amerikan. Shtetet e Bashkuara kërkuan në fillim të këtij viti për aplikimin e një embargoje të plotë nafte ndaj Koresë së Veriut, por hoqi dorë nga kjo kërkesë pas rezistencës së treguar nga Kina dhe Rusia.

Sicred