KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusia pret si heronj pjesmarrësit në “Pjongçang 2018”

Rusia pret si heronj pjesmarrësit në “Pjongçang 2018”

Tifozët rusë i kanë pritur medalistët e olimpiadës së Pjongçangut si heronj në aeroportin e Moskës, duke iu treguar atyre se skandali i dopingut nuk është më një problem për ta. Ekipi i Rusisë konkurroi nën flamurin olimpik në olimpiadën dimërore dhe nuk patën mundësi të valëviznin flamurin kombëtar as në ceremoninë e hapjes e as të mbylljes në olimpiadë. Kjo për faktin se dy atletë rusë, Alexander Krushelitsky dhe Nadezhda Sergeyeva, dolën pozitiv në testet antidoping dhe u pezulluan nga gara.
Megjithatë Rusia fitoi medalje të tjera si në hokei, duke marrë medaljen e artë, pas 26 vitesh. Apo medaljet e tjera të artën e të argjendtën në patinazhin artistik nga dy të talentuarat 15 dhe 18 vjeç, Zagitova e Medjevedeva. Tifozët i kanë përshëndetur heronjtë e tyre duke iu thënë “Ju lumtë”. Ka qenë kreu i Komitetit Olimpik Rus Aleksandër Zhukov që i ka falenderuar atletët fillimisht që morën vendimin për të konkurruar pavarësisht nga pengesat, si dhe për sukseset e arritura në Pjongçang. “Shumë kishin dyshime nëse do të shkonim në këtë Olimpiadë apo jo. Por medaljet e marra treguan se atletët tanë janë performuar me gjithë zemër në gara” tha Zhukov. Ndërsa një lojtar hokeit, pjesëtar i skuadrës që mori medaljen e artë, duke përqafuar vajzën e tij u shpreh në mënyrë sfiduese. “Falë lidershipit tonë që na ndihmoi të shkonim e të luanim në Olimpiadë ne arritëm këto medalje. E ne dëshmuam edhe një herë se vendi ynë nuk thyhet, por këto pengesa na bëjnë më të fortë ” tha lojtari i CSKA të Moskës.

Sicred