KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusia pranon: Dopingu komplot institucional
Rusia pranon: Dopingu komplot institucional

Rusia pranon: Dopingu komplot institucional

Për herë të parë Rusia ka pranuar provat që tregojnë se si zyrtarë të lartë të saj, kanë zbatuar një nga skemat më të jashtëzakonshme të dopingut në historinë e sportit, e cila përfshiu mijëra sportistë nga 30 disiplina të atletikës. Nju Jork Tajms, ka bërë disa intervista me zyrtarë të lartë të Moskës, të cilët nuk i kanë kundërshtuar faktet që tregojnë ekzistencën e programit për përdorim dopingu. Rusia është detyruar ta pranojë këtë gjë, pasi Grigori Rodçenkov, drejtori i laboratorit anti-doping për periudhën para lojërave olimpike Soçi 2014, deklaroi se dhjetëra atletë rusë pjesëmarrës në olimpiadë kanë qenë pjesë e një programi dopingu të miratuar nga Moska. I planifikuar në detaje dhe i përgatitur për të funksionuar për vite me radhë, në mënyrë që atletët e tyre të dilnin gjithnjë fitues. Kjo deklaratë bëri që WADA, Agjencia Ndërkombëtare Antidoping të rikontrollonte edhe njëherë analizat e atletëve rusë, të cilat rezultuan pozitive, duke u hequr atyre medaljet. Megjithatë zyrtarët e Moskës kërkuan shpesh që atletët të mos dënoheshin pasi ata nuk kanë qenë në dijeni për ekzistencën e programit të dopingut. Nju Jork Tajms e mbyll artikullin me fjalët e Mikail Kusnirovich: “Në kohën e Stalinit thuhej: “Një fëmijë nuk është përgjegjës për mëkatet e babait të tij”. Pra mbyllet kështu ky kapitull në Rusi, pa u ndëshkuar asnjë.

Sicred