KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusia planifikon të shkëputet nga interneti
Rusia planifikon të shkëputet nga interneti

Rusia planifikon të shkëputet nga interneti

Rusia po planifikon të shkëputet për një kohë të shkurtër nga interneti, në kuadër të planifikimeve për një luftë kibernetike në të ardhmen. Ky testim nënkupton që kalimi i të dhënave mes qytetarëve dhe organizatave ruse të mbetet brenda Rusisë dhe të mos qarkullojë ndërkombëtarisht, shpjeguan autoritetet. Prova është pjesë e projektligjit, i quajtur Programi Kombëtar i Ekonomisë Digjitale, i cili kërkon nga autoritetet ruse të garantojnë se mund të veprojnë vetëm në rast se fuqitë e huaja e izolojnë Rusinë nga interneti. NATO-ja dhe aleatët e saj kanë kërcënuar se do të sanksionojnë Rusinë për sulmet kibernetike dhe ndërhyrjet e tjera në internet, të cilat Moska i mohon. Testimi pritet të ndodhë para 1 prillit, por data e saktë nuk dihet ende.

Sicred