KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusia ngre padi ndaj SHBA-ve

Rusia ngre padi ndaj SHBA-ve

Në muajin shtator SHBA-të urdhëruan mbylljen e disa godinave në pronësi të Rusisë në kundërpërgjigje të përzënies së qindra diplomatëve amerikanë nga moska. Ministri i jashtëm rus Sergei Lavror njoftoi së fundmi se vendi i tij do të ndërmarrë veprime ligjore për të rikuperuar pronat në fjalë. Në një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Reks Tilerson, zoti lavrov gjithashtu e quajti si të papranueshëm heqjen e flamujve rusë nga godinat e sekuestruara. Padia që Rusia synon të ngrejë vjen pas tensioneve të krijuara nga ekzistenca e mundësisë së ndonjë sulmi mbi gadishullin korean. E pyetur nga gazetarët për akuzat e Lavrov për heqjen e flamurit rus, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Hethër Nouert, tha se veprimet amerikane ishin të ligjshme. “Flamujtë e ish pronave të konsullatës ruse u ulën me respekt dhe janë ruajtur në mënyrë të sigurtë brenda godinave. Asnjë vend tjetër në botë nuk e respekton më shumë flamurin e vet dhe atë të kombeve të tjera sesa ne, – tha ajo për gazetarët.

Sicred