KRYEFAQJA » LAJME » Rusia ndërhyri në zgjedhje? Ambasada: Trillim që synon minimin e marrëdhënieve me Shqipërinë

Rusia ndërhyri në zgjedhje? Ambasada: Trillim që synon minimin e marrëdhënieve me Shqipërinë

Ndërkohë në lidhje me shkrimin e botuar në revistën amerikane “Mother Jones” dhe të ribotuar edhe në disa gazeta shqiptare, ka reaguar edhe Ambasada Ruse në Tiranë, duke e cilësuar si trillim të rradhës akuzën për ndërhyrje të Rusisë në zgjedhjet parlamentare të 2017-s në Shqipëri. Në njoftimin e ambasadës, thuhet se ajo cfarë shkruhet është sipas saj, pjesë e kontekstit të një fushate mediatike të iniciuar nga mediat perëndimore kundër Rusisë me qëllim minimin e zhvillimeve të mundshme pozitive mes dy vendeve. Në reagimin ndaj artikullit të botuar në 6 mars nga revista amerikane, ambasada ruse thekson parimin për mosndërhyje në punët e brendshme të shteteve të tjera, duke konfirmuar bashkëpunimin e hapur me të gjitha forcat politike të Shqipërisë.

Sicred