KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusia kërkon largimin e 50 diplomatëve britanikë

Rusia kërkon largimin e 50 diplomatëve britanikë

Rusia ka vënë në dijeni autoritetet e Britanisë së Madhe se më shumë se 50 diplomatë të tjerë britanikë duhet të largohen nga territori i saj. Fillimisht Moska dëboi 23 diplomatë britanikë, pasi 23 diplomatë rusë u urdhëruan të largoheshinn nga Londra. Por tani, rusët këmbëngulit se një numër më i madh diplomatësh britanikë duhet të largohen.  Ambasadorit britanik në Moskë iu tha dje se kishte një muaj kohë në dispozicioon për të reduktuar numrin e kontigjentit diplomatik në Rusi dhe ta conte atë në të njëjtin nivel me numrin e diplomatëve të misionit rus në Britani. Zëdhënësja e ministrisë të jashtme ruse Maria Zaharova tha këtë të shtunë ëpr agjencinë e lajmeve Rojters se vendi i saj kërkonte barazi dhe duke qenë se numri i diplomatëve britanikë në rusi ishte më i madh se i atyre rusë në Britani, Londrës do t’i duhej të shkurtonte numrin e stafit të saj diplomatik. Bëhet fjalë për pak më shumë se 50 diplomatë, u shpreh Zaharova. Sipas BBC, një zëdhënëse e zyrës se jashtme britanike bëri të ditur se ëprgjigja ruse ishte për të ardhur keq. – Për shkak të sjelljes së mëparshme të Rusisë, ne ndërmorrëm një përgjigje, – theksoi ajo, duke iu referuar helmimit të ish-spiunit rus Sergej Skripal dhe vajzës së tij që ndodhen në Britani, dhe për të cilin autoritetet fajësojnë Moskën. – Rusia po shkel në mënyrë flagrante ligjin ndërkombëtar dhe Konventën e Armëve Kimike. Masat e marrë nga vendet nga e gjithë bota tregojnë thellësinë e shqetësimit ndërkombëtar, – vijoi ajo.Rreth 150 diplomatë rusë janë dëbuar kryesisht nga vendet perëndimore, në shenjë solidariteti me Britaninë e Madhe.

Sicred