KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusia, Irani dhe Turqia mblidhen për zgjidhjen e konfliktit sirian

Rusia, Irani dhe Turqia mblidhen për zgjidhjen e konfliktit sirian

Krerët e opozitës siriane janë mbledhur këtë të mërkurë në Riad të Arabisë Saudite si pjesë e një përpjekjeje për të krijuar një delegacion që do të marrë pjesë në bisedimet për arritjen e paqes në vendin e tyre. Takimi zhvillohet në një kohë kur edhe Irani, Rusia dhe Turqia po zhvillojnë një samit në Soçi, të vendosur për të zgjidhur konfliktin gjashtëvjecar sirian, përmes një raundi të ri bisedimesh të ndërmjetësuara nga OKB-ja. Bisedimet në fjalë do të zhvillohen të martën e ardhshme në Gjenevë. Takimi i Riadit bashkëdrejtohet nga i dërguari i OKB-së për Sirinë, Stefan de Mistura dhe ministri i jashtëm saudit Adel Al-Jubeir, i cili u shpreh se synohej një zgjidhje e drejtë e konfliktit. De Mistura bëri të ditur se do të udhëtonte për në Moskë këtë të enjte për të zhvilluar bisedime me zyrtarët rusë. – Jam gjithmonë optimist, sidomos tani, – tha ai për mediat e huaja. Rreth 140 delegatë nga shumë platforma opozitare të Sirisë janë tashmë nën presion të fortë për t’u tërhequr nga disa prej kërkesave të tyre më radikale pas një sërë fitoresh të arritura nga regjimi i Presidentit Bashar al Asad gjatë muajve të fundit. Në takimin e Riadit mungojnë disa figura kryesore, të cilët nuk ishin të gatshëm për kompromis. Një numër i konsiderueshëm bisedimesh të iniciuara nga OKB-ja kanë dështuar në dhënien fund luftës e cila u ka marrë jetën të paktën 330 mijë persona dhe ka detyruar shumë të tjerë të largohen nga vendi i tyre.

Sicred