KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusia i jep leksion Egjiptit

Rusia i jep leksion Egjiptit

Rusia arrin një tjetër fitore. Pas Arabisë Saudite e cila përsoi 5 gola në  takimin inagural të “Rusi 2018”, sot ishte radha e Egjiptit.

Pas një pjese të parë të parabartë, pjesa e dytë dhuroi emocione të shumta. Të mbështetur edhe nga tifozët e saj që dhuruan çdo moment spektakël, Rusia që në fillim shënoi tre herë.

Në minutën e 47  Fathy i Egjiptit shën autogol. Në të 59′ Çernishev thellon avantazhin në 2-0, ndërsa në minutën e 62-të Dzyuba shënon golin e tretë.

Ylli i futbollit egjiptian Salah duket se u ngushëllua me golin që shënoi me penallti në minutën e 73-të, të akorduar nga VAR.

Përpjekjet e të dy palëve ishin të shumta, por në fund rezultati ishte 3-1, rezultat që u prit me brohoritje frenetike nga shumica e 65 mijë spektatorëve, sigurisht rusë.

RTSH po i sjell të gjitha takimet e “Rusi 2018” pa pagesë në kanalet RTSH 1 HD dhe RTSH SPORT si dhe në live stream brenda territorin shqiptar. Për të apasionuarit është edhe aplikacioni RTSH Tani në telefonat celularë.

Para Mbrapa
/tie_slide]
Para Mbrapa
Sicred