KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusia shpartallon Arabinë Saudite
Rusia gjynjëzon Arabinë Saudite

Rusia shpartallon Arabinë Saudite

Rusia shpartalloi 5-0 Arabinë Saudite, në takimin e parë inagurues të “Rusi 2018”. Ekipi vendas dominoi gjatë gjithë takimit me raste dhe gola duke ngritur lart entuziazmin e rusve në Stadiumin “Luzhniki” të Moskës. Goli i parë u shënua  në minutën e 12 të pjesës së parë nga Gazinski dhe pak para mbarimit të saj në minutën e 43 shënoi Çerishev. Në minutën e 71 shënoi Dzyba. Dhe kur takimi po shkonte drejt fundit, dy gola të njëpasnjëshëm, në minutën e 91 Çerishev dhe Golovin në minutën e 94, e çuan rezultatin në 5-0.
Takimi u përcoll drejtpërdrejt nga RTSH i cili ka ekskluzivitetin e transmetimeve të botërorit në territorin shqiptar.

Sicred