KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Botërori, Rusia triumfon në ruletën e 11-metërshve
Rusia ecën përpara, Sapanja kthehet në shtëpi

Botërori, Rusia triumfon në ruletën e 11-metërshve

“Rusi 2018” vazhdon të jetë Botërori i të papriturave të mëdha dhe e diela pasdite ka shkaktuar një tjetër “viktimë”. Pasi ka përcjellë më parë 4 herë kampionen e botës, Gjermaninë, dhe dy herë kampionen e botës, Argjentinën, por edhe kampionen në fuqi të Evropës, Portugalinë, Botërori 2018 ka nisur për një shtëpi një tjetër kampione të botës.

Spanja është ndalur në turin e 16-shes nga përfaqësuesja e vendit organizator, Rusia, që ka triumfuar në ruletën e goditjeve nga pika e bardhë e 11-metërshve, pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyll në barazim 1-1. Në fakt, janë iberikët që kalojnë të parët në epërsi pas vetëm 12 minutash lojë, pas një devijimit të pafat të mbrojtësit rus, Ignjasheviç.  Por vendasit do ta mbledhin veten nga goli i pësuar dhe do ta hedhin vështrimin drejt portës spanjolle. Dhe 4 minuta para fundit të pjesës, rusët do të fitojnë një 11-metërsh, pas një prekjeje të dukshme me dorë brenda zone të pikesë, që shndërrohet në gol nga Dzjuba. 
Pjesa e parë do të mbyllet në barazim 1-1, ndërsa e dyta, përtej përpjekjeve të skuadrave, nuk ka prodhuar gola të tjerë, duke bërë që gjithçka t’u drejtohet dy pjesëve shtesë nga 15 minuta secila. Pavarsisht nga përpjekjet e spanjollëve, që madje kanë kërkuar, por pa sukses, edhe ndërhyrjen e Sistemit të Ndihmësgjyqtarit të Videos, për një pretendim për 11-metërsh. 
Kështu, gjithçka i është drejtuar ruletës së goditjeve nga pika e bardhë, aty ku rusët kanë qenë më gjaftohtë, por kanë patur edhe një portier më të dobishëm, si Akifievi, që pret dy nga goditjet e spanjollëve dhe i dhuron vendit organizator të Botërorit triumfin 4-3. Rusia arrin kështu në  katërshen e Kupës së Bostës për herë të dytë në historinë e saj që nga vitit i largët 1966.

Sicred