KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusia dhe Turqia nisin ofensiva ajrore të përbashkëta kundër Shtetit Islamik
rusi, turqi, siri, sulme te perbashketa

Rusia dhe Turqia nisin ofensiva ajrore të përbashkëta kundër Shtetit Islamik

Për herë të parë që prej nisjes së konfliktit të Sirisë, Rusia dhe Turqia kanë organizuar një ofensive ajrore të përbashkët, e cila ka patur si objektiv ekstremistët e Shtetit Islamik. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Sergei Rudskoi, i cili u shpreh se bashkëpunimi kishte qenë mjaft efektiv. Ai shtoi se edhe përgjatë javëve të ardhshme do të ketë operacione të tilla, me qëllim asgjësimin përfundimtar të militantëve të Shtetit Islamik. Zyrtari rus bëri të ditur se forcat ajrore të të dyja shteteve kishin goditur pozicionet që kontrolloheshin nga ISIS në periferi të qytetit Al-Bab, si dhe në disa zona periferike të provincës së Alepos. Në komunikimin e tij, Rudskoi tha gjithashtu se në total janë shkatërruar 36 objektiva, ndërkohë që njoftoi se në këtë operacion u angazhuan 9 avionë rusë dhe tetë avionë turq. Moska dhe Ankaraja pritet të udhëheqin edhe negociatat e paqes për Sirinë, të cilat do të nisin gjatë javës së ardhshme në kryeqytetin e Kazakistanit. Në këtë proces do të ketë negociata mes qeverisë siriane dhe grupimeve opozitare që kundërshtojnë Presidentin Bashar al-Assad.

Sicred