KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rusia dëbon gjashtëdhjetë diplomatë amerikanë
Rusia dëbon gjashtëdhjetë diplomatë amerikanë

Rusia dëbon gjashtëdhjetë diplomatë amerikanë

Rusia ka dëbuar gjashtëdhjetë diplomatë amerikanë si dhe ka mbyllur konsullatën e atij vendi në Shën Petërburg në përgjigje të masave të marra nga SHBA-të në lidhje me rastin e helmimit të ish-spiunit rus Sergej Skripal në Britani. Lëvizjet u njoftuan nga ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.  Ndërkohë, më shumë se njëzetë vende kanë dëbuar të dërguar rusë nga territoritet e tyre, në shenjë solidariteti me Britaninë e Madhe, e cila fajëson Moskën për sulmin ndaj Skripal dhe vajzës së tij Julia. Rusia ka mohuar përfshirjen në këtë incident. Ndërkohë, ish-spiuni rus, Sergej Skripal, vijon të jetë në një gjendje kritike, por të qëndrueshme. Ndërsa vajza e tij, Julia, raportohet të ketë treguar shenja përmirësimi.

Sicred