KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Rusia 2018” Uruguai përgatitet kundër Egjiptit
"Rusia 2018" Uruguai përgatitet kundër Egjiptit

“Rusia 2018” Uruguai përgatitet kundër Egjiptit

Uruguaji do të debutojë kundër Egjiptit në Kupën Botërore, por Mohamed Salah, i cili u dëmtua në shpatull, është në dyshim për ndeshjen që do të luhet më 15 qershor. Gjatë stërvitjes që po kryen Uruguaji në Kompleksin Celeste, rreth 35 km në lindje të Montevideos, trajneri i Uruguajit, Oskar Tabarez tha se nuk do të bazohet te hipotezat, por pranoi se “në qoftë se Salah luan kundër Uruguajit, do të marrë masa paraprake, sepse ai është një lojtar i nivelit të lartë. Sidoqoftë, unë nuk do të ndryshoj skemat e mia për këtë arsye” tha ai.
Pas stërvitjes, kapiteni i Uruguajit Diego Godin tha se Egjipti është një ekip që luan mirë. Ata kanë një favor të madh që stërviten nga trajneri argjentinas Hector Cuper që ka ide të qarta”. Ndërsa për Salah, tha se ai është një lojtar mjaft cilësor. “Ne do të përgatitemi njësoj, është apo jo Salah, kundër Egjiptit asgjë nuk do të ndryshojë. Ai është një lojtar vendimtar dhe përcaktues. Dallimi nëse do jetë apo jo në fushë është i rëndësishëm për ta jo për ne”.
Salah, ylli i Liverpool, që u dëmtua në finalen e Ligës së Kampioneve dhe prej kohësh po kryen fazën rikuperuese në Valencia. Egjipti rikthehet në Kupën e Botës pas 28 vitesh.

Sicred