KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Rusia 2018”, Tunizia mes ramazanit dhe stërvitjes
"Rusi 2018", Tunizia mes ramazanit dhe stërvitjes

“Rusia 2018”, Tunizia mes ramazanit dhe stërvitjes

Tunizia po përgatitet për Kupën e Botës gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Trajneri i saj Nabil Maaloul thotë se ekipi po punon për t’u përshtatur sëbashku agjërimi dhe trajnimi. Ai u ka kërkuar lojtarëve që të bëjnë sa më shumë kujdes në stërvitje që të mos pësojnë ndonjë dëmtim, i cili do t’i bëjnë që të thyejnë agjërimin. “Në skuadër kemi shumë lojtarë që mbajnë agjërim. Megjithëse kemi ditë që përgatitemi ndeshjen e parë nuk luajtëm mirë, sidomos Mouez. Unë i thashë qëtë mos hynte në fushë, sepse kishte të tjerë më të gatshëm, por ai nuk më dëgjoi, ndaj u detyrua që të ndërhynte stafi mjekësor. Lojtarët kanë të drejtë të agjërojnë, sepse është feja jonë. Por është e vështirë për të qëndruar 16 orë pa pirë ujë, sidomos kur kemi dy seanca trajnimi. Por gjithsesi ne po përshtatemi. Problemi kryesor nuk qëndron te Ramazani, sepse djemtë janë mësuar me të, por te muskujt që pas një kampionati të gjatë me klubet, muskujt e futbollistëve furnizohen më pak me energji” tha trajneri i Tunizisë, Malul.
Sulmuesi i kombëtares së Tunizisë, Wahbi Khazri, beson se skuadra e tij po ecën mjaft mirë. Duke parë paraqitjet ndaj miqësoreve me Portugalinë dhe Turqinë, ai shpreson në ecurinë pozitive edhe në botëror. “32 skuadrat që janë në Botëror, sigurisht që janë më të mirat. Por ne kemi luajtur mirë me Portugalinë dhe Turqinë. E besoj se edhe ndaj Spanjës do të japim më të mirën. Këto teste na ndihmojnë për të parë se ku jemi, ku i kemi dobësitë. Nuk mund të presim t’i rregullojmë në 18 qershor, kur përballë do të kemi Anglinë” u shpreh Kazri.
Ndërsa portieri i kombëtares, Mouez Hassen, thekson se ata do të japin gjithçka për të përfaqësuar me dinjitet Tunizinë në botërorin e Rusisë. “Ne duam të fitojmë dhe për këtë do të japim gjithçka, për ta përfaqësuar Tunizinë, sa më denjësisht në botëror. Ne po punojmë në stërvitje edhe pse na shqetësojnë ato që thuhen për ne jashtë fushës stërvitore. Jemi gati për të nisur aventurën në botëror” mbylli prononcimin e tij Hasen.

Sicred