KRYEFAQJA » LAJME » “Rusia 2018” Maqedoni – Shqipëri 1-1
"Rusia 2018" Maqedoni - Shqipëri 1-1

“Rusia 2018” Maqedoni – Shqipëri 1-1

Shqipëria barazoi 1-1 me Maqedoninë në Strumica, duke hedhur një tjetër hap për vendin e tretë në grupin G, pas takimeve të vlefshme për eleminatoret e botërorit “Rusia 2018”. Tashmë ajo ka 13 pikë dhe qëndron pas Spanjës dhe Italisë.

Takimi nisi me një “hakmarrje” tifozësh, të cilët duke mbartur ngarkesa nacionaliste për shkak të historisë së njohur mes shqiptarëve dhe maqedonasve, fishkëllyen reciprokisht himnet e njëri-tjetrit.
93 minutat në fakt folën më shumë për Maqedoninë, ndonëse në fushë kishte më shumë lojtarë shqiptarë se maqedonas. Të gjithë parametrat e takimit ishin në favor të ekipit maqedonas, i cili në konkluzion goditi direkt portën 9 herë kundrejt 4 herë të ekipit shqiptar.

Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 53 nga Roshi për Shqipërinë, pas një goditje mjeshtërore me kokë nga një tiop i dhurua nga Sadiku, duke ngritur lart entuziazmin e tifozëve të pakët shqiptarë në Stadiumin “Mlladost” të Strumicës. Më tej dy raste të pafalshme të Memushajt dhe Sadikut, mund ta kishin ndryshuar historinë e takimit në favor të shqiptarëve.

Në minutën e 77-të ishte sërish Roshi i cili në mënyrë të pavullnetshme i ndryshoi me dorë drejtimin topit brenda zonës , duke bërë që gjykatësi Erikson të akordonte penalli. Nga pika e 11 metërshit topin e goditi Trajkovski i cili nuk gaboi.

Minutat e fundit ishin plot ankth për ekipin shqiptar. Portieri Berisha dhe shtyllat e portës, ndihmuan që rrezultati 1-1 të mbetej deri ne fund. Ai duket se ishte dhe arsyeja që trainer e ekipeve u përshëndetën me njëri tjetrin dhe lojtarët u larguan duke u duartrokitur, përqafuar dhe ndërruar bluzat mes tyre.
Në takimet e tjera të grupit, Spanja mundi thellë 8-0 Lihtenshtajnin, Italia fitori 1-0 ndaj Izraelit. Spanja kryeson me 22 pikë, Italia ka 19 pikë, Shqipëria 13 pikëve, Izraeli 9 pikë, Maqedonia 7 pikë dhe Lihtenshtajni 0 pikë.

Sicred