KRYEFAQJA » LAJME » “Rusia 2018”, Kosova mundet 0-1 nga Kroacia, Bunjaki paralajmëron dorëheqjen
Albert Bunjaki do të tërhiqet shumë shpejtë, por fillimisht dua me ja dhuruar një fitore Kosovës” tha ai pas takimit me Kroacinë.

“Rusia 2018”, Kosova mundet 0-1 nga Kroacia, Bunjaki paralajmëron dorëheqjen

Kosova është mundur me rezultatin minimal, 0-1 nga Kroacia të dielën në takimet e grupit I të vlefshme për eleminatoret e “Rusia 2018”. Takimi në fakt kishte nisur të shtunën në mbrëmje, por u ndërpre për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që e bënë fushën të papërshtatshme për lojë.
Ndeshja ka vazhduar aty ku ishte ndërprerë në minutën e 23-të të saj. 22 minutat e mbetura nuk kanë prodhuar gola dhe skuadrat u drejtohen dhomave të zhveshjeve me rrjeta të paprekura.
Edhe në pjesën e dytë, Kosova, e cila ishte mundur 0-6 nga Kroacia në sfidën e parë në Shkodër, ka rezistuar. Po 16 minuta para fundit të kohës së rregullt, Vida ka gjetur rrugën e rrjetës për vendasit. Ky gol u ka mjaftuar kroatëve të marrin fitoren dhe 3 pikët që i ngjisin në krye të renditjes së grupit I, me 16 pikë, dy më tepër sesa Ukraina dhe 3 më tepër sesa Islanda. Kosova mbyll renditjen, me 1 pikë të vetme të marrë në këto 7 sfida. Këto rezultate e kanë detyruar trainerin Bunjaki të paralajmërojë dorëheqjen. “Albert Bunjaki do të tërhiqet shumë shpejtë, por fillimisht dua me ja dhuruar një fitore Kosovës” tha ai pas takimit me Kroacinë.

Sicred